narocila@algoja.si servis@algoja.si +386(0)1 5550 464 Obrtniška ulica 16, 1370 Logatec

Prodhime të veçanta

Zgjidhje e përsosur dhe efikase, paketim funksional dhe atraktiv, e cila bazohet në çmime të ulëta dhe qasje inovative.

NE KRIJOJMË DHE PËRCJELLIM MËNYRAT MODERNE TË PAKETIMIT

A keni prodhim të ri, modern dhe inovativ? A do të keni dëshirë të thoni të njëjtën edhe për paketimin e tij? A jeni lodhur nga paketimet e vjetra, të shëmtuara dhe joekologjike(xhami, aluminiumi...)? Dëshironi që prodhimi juaj të dallohet nga të tjerët?

ME AMBALAZHIMIN E VEÇANTË ARRIN EDHE PRODHIMI I VEÇANTË

Prodhime direkt nga repartet tona:

  • Qese vetqëndruese të formës “doajen” me ose pa mbyllje;
  • Qese vetqëndruese të formës “doajen” me rubinetë të veçantë për lëshimin e lëngut;
  • Qese vetqëndruese të formës “doajen” me ventil të veçantë për transmisionin e gazrave;
  • Qese vetqëndruese të formës “doajen” me dritare të tejdukshme;
  • Qese “qeseja në kuti”;
  • Qese me xhepa anash me lidhje të padukshme (përdorim më shpeshtë për kafe);
  • Xhambo qese me xhepa anash me shpim anash për ushqim të kafshëve shtëpiake.
Posebna embalaža

PAKETIM INVENTIV DHE I STILIZUAR ME “DOAJEN” QESE

Prodhimet e tona të veçanta të cilat i përgjigjen nevojave të blerësve kërkues. Qeset doajen vetqëndruese gjithnjë e më tepër përdoren në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Trendet e reja të shfrytëzimit të këtyre qeseve fokusohet në qëndrueshmërinë më të gjatë(shfrytëzimi i materialeve të holla, shfrytëzim i materialeve të reciklueshme dhe ekologjike).

Në Algoja ne krijojmë dhe përcjellim trendet më të reja të paketimit, kjo d.m.th. që këto prodhime luajnë rol me rëndësi në zhvillimin dhe rritjen e kompanisë. Përdorimi i qeseve doajen është pafundësisht praktik dhe mund të shfrytëzohen për paketim të të gjitha ushqimeve.

Prodhimi është funksional, ekonomik dhe ka potencial të madh tregtar. Nevojat globale për këto prodhime janë gjithherë në rritje. Për këtë besojmë në harxhime të mëdha tregtare në disa dekada të ardhme.

Bëhuni partneri jonë afarist dhe ofroni blerësve tuaj prodhime të cilësisë së lartë.

Na kontaktoni!

PUNËTORIA “TË GJITHA NË NJË VEND” (ONE STOP SHOP)

4 hapa të zhvillimit të zgjidhjes së përshtatshme

Zgjedhja e ambalazhit të duhur

Segmenti më i rëndësishëm i zhvillimit të zgjidhjes së përshtatshme e cila ka ndikim të madh në suksesin e ardhshëm të prodhimit në treg. Ofrojmë mbështetje të shkëlqyr teknike.

Zgjedhja e duhur e teknologjisë së paketimit

Gjithmonë përcjellim kërkesat e tregut dhe trendet më të reja të teknologjisë së paketimit. Zgjedhja duhet të jetë efikase dhe funksionale.

Zgjedhja e pajisjev të duhura

Ne ofrojmë pajisje të verifikuara të prodhuesve me renome. Shërbimet e pjesëve rezervë janë të kyçura gjithmonë.

Simulimi i harxhimeve dhe shpenzimeve

Pa llogaritje të duhur matematikore nuk mund të vërtetoni suksesin e investimeve tuaja, përvoja jonë e pasur na mundëson që gjithmonë të gjejmë zgjidhjen e duhur.